Please enter at least 3 characters.

Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova

62-vjeçari nga Kosova, i cili u aksidentua mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Burime bëjnë me dije se Nexhmi Shabani ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ishte transportuar menjëherë pas aksidentit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në ambientet e Portit të Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake, një mjet tip kamion, me drejtues 49-vjeçarin, Nikolin Merdari, banues në Berat, ka përplasur këmbësorin 62-vjeçarin, Nexhmi Shabani, banues në Kosovë, i cili ishte shofer kamioni. /euronews/