Please enter at least 3 characters.

Aksidenti në Bershanc të Suharekës, lëndohet rëndë çiklisti

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku me lëndime të rënda.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Bershanc të Suharekës më 15.04.2026 në ora 18:25.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të një çiklisti dhe veture me drejtues meshkuj kosovarë”, thuhet në raport.

Si pasojë e kësaj, lëndime të rënda trupore ka pësuar çiklisti (i mitur) i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Rasti po hetohet. /Telegrafi/