Pamje nga aksidenti në Sarandë, 22-vjeçari humb jetën pas përplasjes së skafit me mjetin e Policisë Kufitare
Një aksident i rëndë detar i ka marrë jetën një 22-vjeçari paraditen e sotme në ujërat e Sarandës.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjete sociale i riu po lundronte me skaf kur, për arsye që ende po hetohen, është përplasur me një mjet të Policisë Kufitare.
Pamjet tregojnë momentin kur drejtuesi i skafit humbet kontrollin mbi mjetin lundrues, duke sjellë përplasjen me mjetin e policisë.
Si pasojë e aksidentit, 22-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.
Ky i fundit është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe shërbimet emergjente, të cilat kanë siguruar perimetrin për kryerjen e veprimeve hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike. /Telegrafi/


