Please enter at least 3 characters.

Aksident trafiku në Shtërpcë, katër persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në fshatin Brod të komunës së Shtërpcës, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i njërës prej veturave dhe tre pasagjerë.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë për tretman mjekësor në institucionet shëndetësore përkatëse.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/p