Please enter at least 3 characters.

Aksident trafiku në rrugën lokale Gostivar-Gradec, lënodhen tre persona

aksident
mpb
aksident

SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën lokale Gostivar - fshati Gradec, në të cilën janë lënduar tre persona.

"Më 03.08.2026 në orën 10:30 në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën rajonale Gostivar - fshati Gradec ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti të udhëtarëve „Audi“ me targa të Gostivarit, i drejtuar nga E.B. (52) nga Gostivari, dhe një automjeti të udhëtarëve "Golf“ me targa gjermane, i drejtuar nga A.S. (30) nga fshati Dobridoll.

Me këtë rast, lëndime të rënda trupore ka pësuar A.S., ndërsa E.B. dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në QendrënUrgjente në Gostivar. Këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar", njoftojnë nga SPB Tetovë./Telegrafi/