Aksident trafiku në Prizren, vetura godet një këmbësor
02/09/2021
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Hoqë të Prizrenit. Vozitësi mashkull kosovar, me veturë, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar.
Viktima pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit, është liruar.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/


