Please enter at least 3 characters.

Aksident trafiku në Prishtinë, vetura përfundon në një pompë derivatesh

2021/01/136689247_5129279033779474_353627038378824658_o.jpg

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Prishtinë, më saktësisht në Veternik.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30.

"Sot rreth orës 20:30, në Veterrnik, ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Bazuar në të dhënat e deritanishme një person është lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor", tha ajo.

Ahmeti theksoi se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/