Please enter at least 3 characters.

​Aksident trafiku në Gllarevë të Klinës, lëndohet një person

Një person ka pësuar lëndime si rezultat i një aksidenti rrugor në Gllarevë të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka deklaruar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Sot rreth orës 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Gllarevë - Klinë. Në këtë aksident ishin involvuar dy vetura dhe si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Rugova.

Personi i lënduar është dërguar në QKMF-Klinë për tretman mjekësor.