Please enter at least 3 characters.

Aksident trafiku mes një motoçikletë dhe veture në Prizren

2021/03/aksident-4-1-770x433-1.jpg

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një motoçikletë dhe veture pasditen e së shtunës. Nga ky aksident është lënduar një person dhe se i njëjti është dërguar për tretman mjkësor në Spitalin e Prizrenit.

Aksidenti siç njofton policia ka ndodhur në rrugën “Hoqë e Qtetit” Prizren.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar motoçikletën, është aksidentuar me një veturën qe drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është kyçur në rrugë në mënyrë të pasigurtë. Si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Prizrenit”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.