Please enter at least 3 characters.

Aksident në Strumicë, lëndohet një fëmijë gjashtë vjeçar

2020/02/makedonija-policija1-604x2721-1.jpg

Një çiklistik ka goditur një gjashtë vjeçar në Strumicë, me çka është ndalur për t'i dhënë ndihmë.

Siç informojnë nga policia, ngjarja ka ndodhur dje dhe rastin në polici e ka paraqitur babai i fëmijës.

Pas aksidentit nga ana e mjekëve është konstatuar se fëmija ka marrë lëndime të rënda trupore.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet e policisë nga SPB Strumicë./Telegrafi/