Please enter at least 3 characters.

Aksident në rrugën për Gjakovë, humbin jetën dy persona

2016/06/meqe-e1466952150574.jpg

Pak më parë, në fshatin Meqe të Gjakovës ka ndodhur një aksident ndërmjet dy veturave.

Pas aksidentit, njëra prej veturave të aksidentuara ka rënë në ara.

Lajmin, e ka konfirmuar zyrtarja për marrëdhënie me publikun në Drejtorinë rajonale të Policisë në Gjakovë.

Zyrtarja e Policisë, Lirije Podrimja, ka thënë se për dy personat e lënduar në këtë aksident, mjekët kanë konstatuar vdekjen. /Gazeta Express/