Please enter at least 3 characters.

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

2018/08/auto_aksident-3-1-780x439-735x4001502045959.jpg

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 17:25 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Sipas policisë deri tek aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur njëri prej drejtuesve të automjetit nuk ka mbajtur distancën e duhur dhe ka goditur veturë tjetër nga mbrapa.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët ndihmën e parë mjekësore e kanë marrë në spitalin rajonal në Mitrovicë dhe janë liruar. /Telegrafi/