Please enter at least 3 characters.

Aksident në rrugën Komoran-Drenas, lëndohen tre persona

2023/11/aksident-5.png

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën Komoran-Drenas.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

"Sot, rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Komoran-Drenas. Në aksident janë përfshirë tri automjete, dhe si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore," deklaroi Ahmeti.

Njësiti i trafikut rrugor po heton shkaqet e aksidentit./Telegrafi/