Please enter at least 3 characters.

Aksident në Qyshk të Pejës - mburoja anësore futet krejtësisht në veturë

2022/06/289938817_531755202067215_5088586842059233296_n.png

Një aksidenti rëndë komunikacioni ka ndodhur këtë të hënë në Qyshk të Pejës.  

Rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:15, përkatësisht në rrugës Pejë - Prishtinë.

Lexuesi i Telegrafit ka dërguar disa foto të aksidentit, në të cilën shihet pjesa e mburojës së rrugës e future brenda veturës.

Pos dëmeve materiale, end nuk ka konfirmim zyrtar për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet policore të trafikut dhe po merren me rastin.

Telegrafi ka provuar të flasë më policinë për të kuptuar më shumë detaje, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka mundur të marrë përgjigje.