Please enter at least 3 characters.

Aksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

2021/08/Ilustrim-Policia-e-Kosoves-PK-Policia-e-trafikut-rrugor-foto-Ridvan-Slivova-8.jpg

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në Rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00 në rrugën "Bill Klinton" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë  janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti. /Telegrafi/