Please enter at least 3 characters.

Aksident në magjistralen Pejë-Gjakovë, përfshihet vetura e policisë dhe lëndohen dy persona

2021/08/228704475_204122898328087_7557242793126990072_n-e1627891584659.jpg

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:20 në magjistralen Pejë-Gjakovë, në fshatin Drenoc të Deçanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, një e policisë dhe një veturë civile.

“Rreth orës 08:20 kemi marrë informatën për një aksident trafiku në fshatin Drenoc në magjistralen Pejë-Gjakovë. Janë përfshirë dy vetura një veturë e policisë dhe një veturë civile”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se nga ky aksident janë lënduar dy persona, në mesin e tyre një zyrtar policior, dhe të njëjtit janë dërguar për tretman në spitalin e Pejës, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/