Please enter at least 3 characters.

Aksident në Lluzhan të Podujevës, gjen vdekjen një fëmijë (Foto)

2017/04/a1-2.jpg

Ka ndërruar jetë një fëmijë rreth moshës 7 vjeçare si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lluzhan të Podujevës, njofton Klan Kosova.

Sipas dëshmitarëve vetura ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar. Në momentin kur ndodhi aksidenti në veturë ishin 3 fëmijë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia.