Aksident mes një veture dhe trenit në Fushë Kosovë, lëndohet një person
01/07/2026
Një person ka marrë lëndime trupore sot rreth orës 14:00 në një aksident mes veturës dhe trenit në Fushë Kosovë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Sipas tij, i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku Rajonal”, ka thënë Pllana.


