Please enter at least 3 characters.

Aksident mes një kamioni dhe veture në Dobërçan të Gjilanit - lëndohen rëndë dy persona

2021/10/246168621_7211743985506239_6874489199307147380_n.jpg

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në fshatin Dobërçan të Gjilanit, si pasojë dy person kanë mbetur të lënduar rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

Ai ka thënë se vozitësi i veturës për shkak të lëndimeve  është dërguar në QKUK, kurse pasagjerja është duke u trajtuar në spitalin rajonal në Gjilan.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri të aksidenti, ndërkaq policia thotë se po e heton rastin.

"Policia e Kosovës njësitet e trafikut janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë”, ka thënë shkurt Hashani. /Telegrafi.