Please enter at least 3 characters.

Aksident mes katër veturave në Gllarevë të Klinës, lëndohen gjashtë persona

2022/06/Ilustrim-shiriti-i-ndalimqarkullimit-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

"Rreth orës 13:15, katër vetura janë përfshirë në një aksident trafiku ku gjashtë persona kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës", tha ai.

Gashi shtoi se tashmë me rastin po merren njësitet kompetente./Telegrafi/