Aksident me vdekje në Elbasan, makina përplas 24-vjeçarin dhe largohet
13/02/2019
Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji. Në fshatin Katund i Ri, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin G.H., 24 vjeç.
Mësohet se viktima ka qenë banor i Elbasanit.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin./TCH/


