Please enter at least 3 characters.

Aksident komunikacioni në Shkup, katër të lënduar

2017/11/aksident-1-1.jpg

Katër persona janë lënduar në aksident komunikacioni që ka ndodhur në sot pasdite në bulevardin "Boris Trajkovski" në lagjen Kisella Voda të Shkupit.

Siç informojnë nga MPB-ja, aksidenti ka ndodhur në ora 17 e 50 minuta ndërmjet veturave "Audi" dhe "Seat", të dyja me targa të Shkupit.

"Në këtë aksident janë lënduar katër persona të cilët janë dërguar në Klinikën për kirurgji "Shën Naumi i Ohrit", thonë nga MPB.

Ekipe policore kryejnë ekspertizën në vendin e ngjarjes./Telegrafi/