Please enter at least 3 characters.

Aksident komunikacioni në rreth-rrotullimin në dalje të Prishtinës (Foto)

2016/08/aksident-rrethi2.jpg

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në orët e pasdites në rreth-rrotullimin në dalje të Prishtinës, për rrugët magjistrele Prishtinë-Pejë-Mitrovicë-Shkup, raporton Telegrafi.

Në fotografitë që i ka dërguar në redaksinë e Telegrafit një lexues, shihet se dy automjete janë ndeshur në rreth-rrotullimin që lidh rrugët magjistrale.

Nuk bëhet e ditur për të lënduar, por në bazë të fotografive nga vendi I ngjarjes shihet se automjetet e aksidentuara janë dëmtuar. /Telegrafi/