Please enter at least 3 characters.

Aksident komunikacioni në Dellçevë, lëndohen tre persona

2018/08/auto_aksident-3-1-780x439-735x4001502045959.jpg

Tre persona janë lënduar në një aksident komunikacioni, që sot rreth orës 18:40 ndodhi në rrugën Dellçevë - Makedonska Kamenica.

Ekipi i Ndihmës së Shpejtë nga Dellçeva ka intervenuar në këtë aksident dhe tre persona e lënduar janë transferuar në Shtëpinë e Shëndetit në Dellçevë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vendin e ngjarjes hetime ka kryer edhe policia, por prej atje informacione shtesë paralajmërojnë pas përfundimit të hetimeve.

Komunikacioni në rrugën Dellçevë - Makedonska Kamenica tek vendi "Batkova Çeshma" u ndërpre për disa orë për shkak të aksidentit./Telegrafi/