Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 35-vjeçari dhe plagosen dy të tjerë

2018/08/ambulanca-naten-620x350.jpeg

Një 35-vjeçar humbi jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në Tiranë në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Dy automjete janë përplasur në rrugën “Kastriotët", ku për pasojë njëri prej tyre ka përfunduar i përmbysur në trotuar.

Policia tha se shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, pasagjer në njërin prej automjeteve të aksidentuar humbi jetën në vendngjarje, ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë plagosur. /Telegrafi/