Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në Prishtinë, një i vdekur dhe një i lënduar

Foto: Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Prishtinë, ku si pasojë një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Shkupi” në Prishtinë, ndërsa lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën se në rrugën 'Shkupi' në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka ndërruar jetë, kurse një tjetër ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana.

Ai bëri të ditur se Njësitet e Trafikut të Kryeqytetit, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti. /Telegrafi/