Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në Korroticë të Drenasit, lëndohen gjashtë persona

2021/05/Untitled-design-4-1.jpg

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e së dielës në Korroticë të Drenasit.

Si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për Telegrafin e ka konfiruar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka njoftuar se të lënduarit menjëherë janë dërguar për tretman mjekësor.

"Sot rreth orës 16:00, në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor", ka thënë Ahmeti.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident./Telegrafi.