Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në hyrje të Vushtrrisë, dy të lënduar (Foto)

2019/05/jjj-1.jpg

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Vushtrri - Mitrovicë, si pasojë dy persona janë lënduar.

Aksidenti mes tri veturave ka ndodhur rreth orës, 23 e 30.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë, polica dhe ambulanca, ndërkaq personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

Në disa fotografi që i ka siguruar Telegrafi, shihet një person i shtrirë dhe i gjakosur.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka tentuar të flasë me policinë, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.