Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në fshatin Orllat, lëndohen tre persona

2018/07/ak-aksija.jpg

Në magjistralen Prishtinë – Pejë, respektivisht në fshatin Orllat, ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës të hënën rreth orës 19:35 min, në aksin rrugor (në autostradë) Arllat – Pejë - në afërsi te udhëkryqit të Arllatit - ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë involvuar në automjete civile.

Zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani ka thënë për Telegrafin se si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.

“Te lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor. Gjendja shëndetësore e të lënduarve sipas mjekeve raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetë”, ka shtuar Kelani. /Telegrafi/