Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, motoçiklisti përplaset me maunen dhe humb njërën këmbë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër -Tepelenë.
Ngjarja ka ndodhur në kthesën e Viroit kur një motoçiklist është përplasur me një maune.
Mësohet se motociklisti ka hyrë në korsinë ku ecte maunia.
Për pasojë motoçiklisti ka humbur këmbën e majtë.
Për ngjarjen ka reaguar edhe policia e cila bën me dije se është plagosur një 34 vjeçar grek me iniciale J.K.
Policia njofton se i plagosuri është transportuar me helikopter drejt Tiranës ku ndodhet jashtë rrezikut. Ndërsa drejtuesi i tipit kampion, 54 vjeçari me iniciale E.K është shoqëruar në komisaritat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip kamion me drejtues shtetasin E. K., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin grek J. K., 34 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar 34-vjeçari, i cili është transportohet me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit tip kamion, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


