Please enter at least 3 characters.

Aksident i pazakontë në Elbasan, automjeti përplas tufën e deleve

2022/10/23A12A17-E478-4D0B-BDD9-E2D8EDE5A0AF-752x440-1.jpeg

Një aksident i çuditshëm është regjistruar në aksin Cërrik-Belsh, ku një mjet është përplasur me një tufë delesh.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë ngordhur dhjetëra dele, ndërkohë që është bllokuar për disa momente qarkullimi në këtë aks rrugor.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.