Please enter at least 3 characters.

Aksident i frikshëm në Indianapolis, përplasën dy pilotë (Video)

2017/05/DA-9lv7UIAEGYN8.jpg

Gara e këtij viti në Indianapolis shënoi një aksident shumë të frikshëm.

Protagonsit ishte Scott Dixon. Piloti nga Zelanda e Re u përplas fort me Jay Howard në xhiron e 53-të, makina e të cilit fluturoi në ajër e u përplas me murin duke u shkatërruar pothuajse plotësisht.

Për fat të mirë, pilotët nuk vuajtën pasoja nga ky aksident, transmeton TCh.

Komisarët e garës vendosën menjëherë ndërprerjen e garës, që zgjati për 30 minuta.