Please enter at least 3 characters.

AKP: Bordi i Drejtorëve është funksional

2017/02/selia-ndertesa-Agjencia-Kosovare-e-Privatizimit-AKP-foto-Ridvan-Slivova-03-e1614093383576.jpg
14:"Ridvan Slivova

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit është njoftuar zyrtarisht nga Petrit Gashi me dorëheqjen që ai e ka dorëzuar dje në Kuvendin e Kosovës, institucioni që sipas Ligjit të AKP-së i zgjedh të gjithë anëtarët e Bordit të Drejtorëve.

"Bordi i Drejtorëve shpreh keqardhje për vendimin e njëanshëm të z.Gashi për dorëheqje dhe thekson se pas dorëheqjes së kryesuesit të Bordit, këtë detyrë do ta ushtroj zëvendës kryesuesi i Bordit të Drejtorëve, Bajram Zejnullahu, sipas Ligjit të AKP-së dhe akteve nënligjore që rregullojnë punën dhe veprimtarinë e Bordit të Drejtorëve", njofton AKP, përcjell Telegrafi.

Bordi ka gjithsej tetë anëtarë, ndërkaq me shtatë anëtarë që janë me mandat ligjor Bordi është plotësisht funksional për të mbajtur mbledhje e për të marrë vendime. /Telegrafi/