Akoma nuk ka kontakt nga Galata, Paredes pritet t’i nisë përgatitjet me PSG-në
26/06/2023
Pas përfundimit të huazimit te Juventusi, Leandro Paredes është kthyer te Paris Saint-Germaini.
E ardhmja e argjentinasit është e paqartë, ndërkohë që klube të ndryshime kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Është raportuar se Galatasaray udhëheq garën për mesfushorin, mirëpo aktualisht nuk ka ndonjë ofertë zyrtare.
Klubi turk nuk e ka kontaktuar akoma as ekipin përfaqësues të Paredesit e as PSG-në për të negociuar lidhur me transferimin e tij.
Dhe siç po qëndrojnë gjërat, 28-vjeçari do t’i nisë përgatitjet parasezonale me kampionin francez. /Telegrafi/


