Please enter at least 3 characters.

Akil Gjakova synon medalje në Kampionatin Botëror

2016/01/f.0709192214617_210.jpg

Akil Gjakova do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) muajin e ardhshëm, me synim të vetëm – medaljen, në Kampionatin Botëror për kadetë që do të mbahet në Miami, raporton Express.

Xhudistit pejan i janë rritur apetitet, pasi e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian për kadetë, i cili u mbajt në Tallinn të Estonisë.

“Njëjtë si në Evropian, ashtu edhe në Botëror synoj të jem i suksesshëm. Në Miami synoj ta fitoj ndonjë medalje”, ka thënë Gjakova në një intervistë për Federatën Evropiane të Xhudos.

Ai nuk e fshehu gëzimin për rezultatin historik që e pati në Estoni, ndërsa tregoi se, së bashku me motrën, Nora, xhudiste e njohur kosovare, kishin nisur të merreshin me këtë sport që kur ishin fëmijë, ndërsa kohë pas kohe ushtrojnë bashkë.

Trajneri i tij, Driton Kuka, këtë eveniment e konsideron si mjaft të rëndësishëm, pasi që, sipas tij, Botërori është norma për Olimpiadën e të rinjve, që do të mbahet në Kinë në vitin 2014.

Trajneri pejan shpreson që të pajisen me viza amerikane me kohë, për ta përfaqësuar Kosovën në mënyrë të denjë në këtë eveniment. Botërori i kadetëve do të fillojë më 8 dhe do të mbarojë më 11 gusht të këtij viti. /Telegrafi/