Please enter at least 3 characters.

Akanji këtë verë pritet të largohet nga Dortmundi, tre gjigantët evropianë pas tij

2022/06/Manuel-Akanji.jpg
471:"AKANJI Manuel Team BVB DFL 1. Fussball Bundesliga Saison 2021- 2022 Spiel Borussia Dortmund - Hertha BSC 2 : 1 am 14. 05. 2022 in Dortmund DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS as IMAGE SEQUENCES and/or QUASI-VIDEO *** AKANJI Manuel Team BVB DFL 1 Football Bundesliga Season 2021 2022 Match Borussia Dortmund Hertha BSC 2 1 on 14 05 2022 in Dortmund DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS as IMAGE SEQUENCES and or QUASI VIDEO Copyright: xLacixPerenyix
18:"IMAGO/Laci Perenyi

Manuel Akanji do të largohet nga Borussia Dortmund pas katër viteve e gjysmë të kaluara tek kjo skuadër.

Qendërmbrojtësi zviceran ka dhënë kontribut të madh te verdhezinjtë dhe vlera e tij është rritur ndjeshëm në tregun e transferimeve.

Por reprezentuesi zviceran ka vendosur të largohet këtë verë nga Dorrmund dhe ia ka bërë të qartë tanimë vendimin klubit.

26-vjeçari ka edhe një vit kontratë dhe dëshira e tij ëahtë për ta bërë një hap para në karrierën e tij.

Mediat gjermane kanë raportuar se pas Akanjit janë vënë tre gjigantët evropianë si Juventus, Manchester United dhe Arsenal.

Zonja e Vjetër e sheh zviceranin si zëvendësuesin adekuat të kapitenit Giorgio Chiellini që është larguar nga klubi.

Por vet futbollisti preferon kampionatin anglez dhe Arsenal e Man Utd kanë përparësi në garën për të nënshkruar me të.

Dortmund është gati ta lejoj tani largimin e zviceranit në mënyrë qe mos ta humbas vitin tjetër me parametra zero dhe po kërkon rreth 20 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/