Please enter at least 3 characters.

Ajaxi thuhet se ka pranuar më në fund ofertën e Juventusit për De Ligt

2019/07/De-Ligt.jpg
330:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - AUGUST 14: Matthijs de Ligt of Ajax celebrates scoring his teams second goal of the game during the UEFA Champions League third round qualifying match between Ajax and Royal Standard de Liege at Johan Cruyff Arena on August 14, 2018 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Marrëveshja e propozuar e Juventusit për transferimin e mbrojtësit Matthijs de Ligt thuhet se është pranuar.

Sipas gazetës holandeze De Telegraaf, De Ligt nuk do të udhëtoj në Austri me skuadrën e Ajaxit pasi Juventusi më në fund ka dërguar ofertën prej 70 milionë eurosh.

Ky medium vazhdon të shpjegojë se Zonja e Vjetër fillimisht donte të paguante 50 milionë euro, sipas një premtimi nga viti i kaluar që ai mund të transferohej këtë verë për çmimin e cituar.

Megjithatë, drejtori sportiv Marc Overmars nuk kishte dijeni për këtë, pasi marrëveshja ishte bërë në praninë e agjentit Mino Raiola, babait të lojtarit dhe këshilltarit Barry Hulshoff.

de Ligt gjatë një dueli ajror me Cristiano Ronaldon (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Kështu, Bianconerët u detyruan të negociojnë një çmim më të lartë për 19-vjeçarin.

Ndërkohë, Sky Sport Italia pajtohet që holandezi nuk do të marrë pjesë në kampin stërvitor para-sezonal të Ajaxit në Austri, por thekson se marrëveshja, edhe pse po afrohet më shumë - ende nuk është arritur.

De Ligt është zhvilluar në një nga mbrojtësit më të kërkuar në botë, që tashmë po shpërbëhet në nivelin më të lartë për klubin dhe vendin.

Ai fitoi dy trofe vendor me Ajaxin sezonin e kaluar dhe arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, si dhe finalen e Ligës së Kombeve me Holandën. /Telegrafi/