Please enter at least 3 characters.

Ajaxi shpallet kampion pa përfunduar sezoni në Holandë

2019/05/ajax-2.jpg
253:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - MAY 12: Ajax players celebrate winning the Eredivisie title at the end of the Eredivisie match between Ajax and Utrecht at Johan Cruyff Arena on May 12, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi i Ajaxit është shpallur para kohe kampion i ligës Eredivisie në Holandë.

Skuadra holandeze e ka mposhtur në xhiron e 34-të (të parafundit) Utrechtin, me rezultat të thellë, 4-1.

Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi, duke realizuar me anë të Othan Boussaid qysh në minutën e parë.

Festa e lojtarëve të Ajaxit (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Por, Ajax u rikthye shpejtë në lojë, duke i barazuar shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga Klaas-Jan Huntelaar (14’). Para se të përfundonte pjesa e parë, Donny van de Beek e përmbysi rezultatin për 2-1 (45’+1).

Pjesa e dytë ishte e tëra për Ajaxin, ku Dusan Tadic shpërtheu duke shënuar dy gola (75’ nga loja e hapur dhe 80' nga pika e bardhë).

Ajaxi e fitoi titullin, pasi PSV humbi 1-0 ndaj AZ Alkmaar, ndërsa goldallimi në mes tyre është shumë i thellë, duke bërë që titulli të vendoset më herët.

Pas xhiros së 34-të, Ajaxi është në vendin e parë me 83 pikë, tri më shumë se PSV, ndërsa në xhiron e fundit do të përballet me Countyn për ta marrë trofeun në duar. /Telegrafi/

Tifozët e AJaxit në festë(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)