Aimar: Po të mos ishte Messi, Ronaldo do të ishte i pari
14/11/2011
“Për shumë vite kam menduar se nuk do të ketë lojtar tjetër sikur Maradona. Ndërsa tani e shoh se Messi është në të njëjtin nivel me të dhe me më të mirët e të gjitha kohërave”.
“Në zemrat e argjentinasve dhe atyre që e duan futbollin ka vend për të dy”, ka thënë 32-vjeçari për A BOLA.
Aimar ka thënë fjalë të mira edhe për Cristiano Ronaldon duke theksuar se është e jashtëzakonshme të shënosh 50 gola në sezon. Megjithatë ai beson se portugezi gjendet pas Messit.
“Nuk kam aspak dyshim se po të mos ishte Messi, Cristiano do të ishte lojtari më i mirë në botë”, ka shtuar mesfushori. /Telegrafi/


