Please enter at least 3 characters.

Ai është një përbindsh - Matuidi plot lëvdata për Ronaldon

2018/09/ronaldo-1.jpg

Cristiano Ronaldo mund të mos ketë shënuar ende gol në Serie A, por ai po pranon së paku lëvdata nga bashkëlojtarët e tij.

Ronaldo ende nuk ka shënuar për klubin e tij të ri që prej kalimit të tij te Juventusi.

Përkundër mungesës së golave ai ka lënë përshtypje pozitive te ekipi i tij dhe tifozët e Juves.

"Ai është lojtari më i mirë në botë dhe është kënaqësi të luash me të".

"Në punë, ai është përbindësh. Ai arrin i pari dhe largohet i fundit. Ai vazhdimisht punon dhe punon, kurrë nuk kam parë një gjë të tillë dhe e kuptoj shumë mirë tani pse ai e ka fituar pesë herë Topin e Artë", theksoi Matuidi.

Juventusi ka startuar pozitivisht këtë sezon në Serie A me katër fitore në katër javët e para.

/Telegrafi/