Please enter at least 3 characters.

Ahmeti: Nuk mjafton shkarkimi i Vatajt

2016/03/shpendi-shkarkimi-i-vatajt.jpg

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar lidhur me zhvillimet e sotme në kompaninë e Ujësjellësit Rajonal "Prishtina", që për epilog paten shkarkimin e drejtorit të kësaj ndërrmarrje, Gjelosh Vatajn.

Sipas të parit të Prishtinës, shkarkimi i Vatajt nga drejtori i ujësjellësit nuk mjafton.

Lexojeni të plotë reagimin e Ahmetit:“Shkarkimi i Vataj nga drejtori i ujesjellesit nuk mjafton. Qe dy vite i flasim ato qe po i thote Rretkoceri ne Interaktiv. Qe dhjete vite Prishtina hjek nga korrupcioni në të gjitha nivelet e tash po dëshmohet ajo çka e kemi ditur për ujësjellës.Nevojitej që të bllokoheshin të gjitha punët për të arritur këtu. Nevojitej që Zvicra ti bllokon fondet. Nevojitej që Prishtina ti bllokonte fondet.Prishtina si 70 përqind e konsumatorëve nuk ka përfaqësues në bord.Nevojiten ndryshimet në çdo cep sepse gjendja jonë është pasojë direkte e instalimit të nepotizmit, klientelizmit dhe korrupcionit në çdo institucion publik e kompani publike” (sic), ka shkruar Ahmeti.