Please enter at least 3 characters.

Ahmeti: Nuk doja të poshtërohet Gruevski, e as të denigrohet Zaevi! (Video)

2016/01/ahmeti-nuk-dua-t-euml-posht-euml-rohet-gruevski-e-as-t-euml-denigrohet-zaevi-video_hd.jpg

“Nuk është e vërtetë që unë kam mbajtur anë, as në Bruksel, as në Shkup. Unë nuk kam dashur dhe këtë ua kam thënë shumë hapur edhe Gruevskit, edhe Zaevit, nuk dua të poshtërohet kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Gruevski, por nuk dua as që të denigrohet lideri i opozitës. Unë në këto negociata, në këto takime, vërtetë kam shkuar i çliruar, pa ngarkesa dhe gjithmonë pozita ime ka qenë, duke parë pozitat e tyre - e kjo ka qenë pikënisja ime - të ndihmoj të dyja palët që ta tejkalojnë veten dhe në plan të parë të vendosin interesat shtetërore e në plan të dytë interesat partiake”, ka thënë ai. “Sepse, nëse degradon shteti është shumë vështirë të rikuperohet, të rigjenerohet. Sepse, nëse humb partia, ajo mund të fitojë në zgjedhjet pasuese që vijnë, kurse me shtetin kjo është shumë vështirë”.

Duke komentuar riformatimin e Qeverisë, Ahmeti në intervistë shpjegon se BDI, VMRO e LSDM do e përbëjnë atë, por jo edhe PDSH-ja.