Please enter at least 3 characters.

Ahmeti nënshkruan me Vllazninë

2016/01/ahmeti-n-euml-nshkruan-me-vllaznin-euml_hd.jpg

Berat Ahmeti në edicionin e fundit luajti në Hungari me Ujpestin e Budapestit.

Ish-lojtari i Prishtinës Ahmeti është zhvilluar si futbollist i ri në skuadrën e Flamurtarit për t’u transferuar në Prishtinë në grupmoshat e reja.

Në skuadrën e parë ka debutuar në vitin 2012. Berati ka luajtur për tri vite me Prishtinën dhe ka fituar dy tituj kampioni dhe një Kupë të Kosovës. Ahmeti është 20-vjeçar.

Ai ka firmosur një kontratë një vjeçare me skuadrën shkodrane me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër. /Telegrafi/