Please enter at least 3 characters.

Ahmeti mohon se kërcënoi asamblistin e VV-së: Ai u mundua të më provokoj, duke më ofenduar

2020/07/Shpend-Ahmeti-foto-Ridvan-Slivova-4-e1601632616178.jpg

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe asamblisti nga Vetëvendosje, Egzon Azemi kanë pasur një përplasje në seancën komunale ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2021.

Azemi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është kërcënuar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe se i njëjti e ka ftuar atë të dalë jashtë.

Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar kryetari Shpend Ahmeti në një prononcim për Telegrafin.

Ahmeti shtoi se Azemi u mundua ta provokoj atë me ofendime.

“U mundua të më provokoj duke më ofenduar, por nuk i dhezi”, u shpreh Ahmeti. /Telegrafi/