Please enter at least 3 characters.

Aguero: Do ta mbrojmë titullin

2016/01/f.1123170026884_m.jpg

 “Unë jam i sigurt se ne do ta mbrojmë titullin e kampionit. Është e vërtetë se Chelsea, Manchester United, Arsenal dhe ekipet e tjera i kanë forcuar skuadrat e tyre në krahasim me sezonin e kaluar”.

“Ne jemi kampionët dhe të gjithë do të duan të na mposhtin, por ne nuk do t’ua bëjmë të lehtë atyre sepse ne po rritemi si ekip dhe çdo ditë e më shumë po njihemi më mirë me njëri tjetrin”.

“Është e vërtetë që nuk jemi në formë sikur sezonin e kaluar që shënonim shumë gola, por tabela tregon diçka tjetër. Tabela tregon se të na mposhtin është shumë e vështirë dhe dimë të mbrohemi shumë mirë, kështu që nuk jemi edhe aq keq apo jo?”, ka deklaruar argjentinasi./Telegrafi/