Please enter at least 3 characters.

Agnesa Vuthaj kujton dukjen e saj në moshën 13-vjeçare

2019/10/67109330_159632485089145_2019200875676693100_n-e1572441070431.jpg

Agnesa Vuthaj tanimë shquhet si njëra prej femrave më të bukura shqiptare.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, bukuroshja nga Istogu ka vendosur të hapë arkivat duke publikuar një fotografi të 20-viteve më parë.

Fjala është për një imazh të sajin të realizuar në moshën 13-vjeçare, ndërsa Vuthaj duket po e njëjtë sikurse tani dhe vërehet dukshëm se nuk ka bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjike.

Ndërkohë, nuk kanë munguar pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat, madje reagime rreth kësaj fotografie kishte edhe nga artistët e tjerë.

Kur jemi te dukja natyrale, javë më parë, e njëjta gjatë një interviste tregoi se i kishin kërkuar të operojë hundën dhe këtë gjë ajo e mori seriozisht, edhe pse akoma nuk ka bërë ndonjë intervenim.

Ajo më tej deklaroi se po ta rregullonte këtë 'defekt' tashmë do të ishte edhe me partner. /Telegrafi/