Please enter at least 3 characters.

AGK i quajti të rrezikshme deklaratat e tij, Vela: Reagimi im ka të bëj me shpërndarësit e dezinformatave

2023/03/PIPS-publikon-Vjetarin-e-Politikes-se-Jashtme-Blerim-Vela-foto-Ridvan-Slivova-7-e1683117660256.jpg

Pasi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e cilësoi si të rrezikshme dhe të papranueshme gjuhën e përdorur ndaj mediave nga Shefi i Stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela, ka reaguar sërish ky i fundit. 

Vela ka thënë se reagimi i tij nuk ka të bëjë me mediat, por me shpërndarësit e dezinformatave.

“Media të nderuara, reagimi im ka të bëj me shpërndarësit e dezinformatave, porse jo me mediat, të cilat e kanë të drejtën e tyre për raportim të lirë”, ka shkruar Vela në Tëitter.

Ai tutje ka thënë se mediat e lira janë themel i demokracisë, ndërsa ka shtuar se “i inkurajoj që ta zbërthejnë më tej kush janë porositësit e dezinformatave”.

Ndryshe, AGK-ja në reagimin e saj publik të enjten tha se nuk është hera e parë që Vela sulmon mediat e Kosovës.

“Vela në një postim skandaloz në Twitter, thotë se raportimet e mediave të Kosovës ‘janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhën në listën e zezë të SHBA-së. Kjo është një gjuhë e papranueshme dhe shumë e rrezikshme që rëndon ambientin e punës së gazetarëve në Kosovë. Për më tepër është vazhdimësi e sulmeve të zotit Vela ndaj mediave”, thuhet në reagimin e AGK-së./Telegrafi/