Please enter at least 3 characters.

Agjenti Mendes gati për tu takuar me Perezin për kontratën e re të CR7, familjarët e portugezit duan largimin e tij nga Reali  

2017/12/Perez-Ronaldo.jpg
433:"MADRID, SPAIN - OCTOBER 02: Cristiano Ronaldo (R) receives the trophy as all-time top scorer of Real Madrid CF from president Florentino Perez (R) at Honour box-seat of Santiago Bernabeu Stadium on October 2, 2015 in Madrid, Spain. Portuguese palyer Cristiano Ronaldo overtook on his last UEFA Champions League match against Malmo FF Raul's record as Real Madrid all-time top scorer. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Super agjenti Jorge Mendes është i gatshëm të takohet me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, për një kontratë të re për Cristiano Ronaldon.

Pas performancës së tij spektakolare në Juventus këtë javë, Mendes ndjen se tani është koha për të goditur.

Agjenti i njohur është gati të takohet me presidentin e Real Madridit dhe t'i kërkoj një rritje page për klientin e tij.

Aktualisht i lidhur me Realin deri në vitin 2021, Ronaldo dhe Mendes kanë shtyrë Perezin që të përmirësojë marrëveshjen e tij gjatë 18 muajve të fundit.

Ronaldo së bashku me agjentin e tij, nënën dhe djalin (Getty Images)

Pasi fitoi Topin e Artë për herë të dytë me radhë dhe dy titujt me Mbretërit, Ronaldo u ndje i justifikuar në kërkesat e tij.

Dhe me portugezin që tani po përgëzohet në mbarë botën, Mendes përsëri është në telefon që t'i kërkojë Perezit të planifikojë një takim për të nxjerrë një marrëveshje të re.

Ndërkohë, sipas El Mundo Deportivo, ka anëtarë të familjes së portugezit që besojnë se Ronaldo duhet të kërkojë një transferim diku tjetër në fund të sezonit.

Ata besojnë se Perez ka fyer Ronaldon për një kohë të gjatë, gjatë refuzimit të tij për të shqyrtuar një kontratë të re. /Telegrafi/