Please enter at least 3 characters.

Agjenti i Cuadrados në Torino

2016/08/cuadrado-2.jpg

Agjenti i Juan Cuadrados është rrugës për në Torino për të finalizuar kthimin e lojtarit te Juventusi.

Anësori i Chelseat ishte në sezonin e kaluar te Bianconerët, por nuk kishte klauzolë për blerje dhe ai u kthye në  Stamford Bridge.

Megjithatë, Zonja e Vjetër dëshiron ta angazhojë sërish dhe këtë herë do ta ketë edhe opsionin e blerjes.

Sipas Tuttomercatoweb, agjenti i tij, Alessandro Lucci, do ta kompletojë marrëveshjen para mbylljes së afatit kalimtar.

Huazimi i kolumbianit te Juve do të jetë me obligim blerjeje të kushtëzuar nga një numër i caktuar i paraqitjeve për klubin. /Telegrafi/