Please enter at least 3 characters.

Agjenti i Bale: Zidane nuk e do, mund të kalojë në Ligën Premier

2019/05/Bale-Zidane.jpg
308:"GETAFE, SPAIN - APRIL 16: Gareth Bale (L) of Real Madrid CF clashes hands with his head coach Zinedine Zidane (R) as he leaves the pithc during the La Liga match between Getafe CF and Real Madrid CF at Coliseum Alfonso Perez on April 16, 2016 in Getafe, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Gareth Bale mund të transferohet në Ligën Premier nëse ofrohet oferta e duhur ka thënë agjenti i uellsianit, Jonathan Barnett, i cili shtoi se klienti i tij është i lumtur te Real Madrid, por jo edhe Zinedine Zidane.

Reprezentuesi i Uellsit ka luajtur një rol të madh në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve në triumfin final ndaj Liverpoolit, por ai mund të largohet nga Los Blancos për shkak të mungesës së ndeshjeve në këtë sezon.

Është agjenti i Bale, Barnett, i cili ka thënë se lojtari është i lumtur në Bernabeu, por mund të largohet në drejtim të Ligës Premier nëse vjen oferta e duhur, pasi Zidane nuk duket se do më lojtarin në urdhrat e veta.

"Sigurisht që është i mundur kalimi në Ligën Premier nëse dikush e vendos dorën në xhep dhe na paguan atë që mendojmë se meriton", ka thënë fillimisht Barnett për Sky Sports.

Bale nuk ka raporte të mira me Zidanen (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

"Bale dëshiron të qëndrojë, por nuk jam i sigurt se Zidane dëshiron që ai të qëndrojë".

"Për momentin, Gareth dëshiron të qëndrojë. Ai ka një kontratë dhe ai me kënaqësi do të qëndronte deri në vitin 2022".

"Ai ka qenë, sipas mendimit tim, një nga tre ose katër lojtarët më të mirë në botë, por kjo lojë është lojë e mendimeve dhe z. Zidane nuk e mendon këtë".

"Fat të mirë atij, është mendimi i tij dhe ai ka të drejtë për të. Nuk do ta kritikoj atë", përfundoi agjenti i Bale. /Telegrafi/